
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të paguar gjobën 20 mijë euro ndaj Agjensionit për Informim dhe Privatësisë.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti i kapur nga Albin Kurti po përdoret për luftë speciale kundër opozitës.
PSD ka qenë duke mbajture aksion simbolik para Agjensionit të Privatësisë kur janë gjobitur po nga ky institucion.
Tutje Molliqaj ka thënë se gjoba e tyre ka ardhur pa arsye, në shpërpuhje me ligjin dhe sipas ti për shkak të presionit që Qeveria ia ka bërë Agjensionit.








