Medi
KOSOVËLAJME

Momenti kur arrestohet Bedri Halimi, një prej themeluesve të PDK-së (VIDEO)

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë realizuar aksion në lidhje me rastin “Brezovica” ku në mesin e të arrestuarve është edhe zyrtari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi.

Bedri Halimi është ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, gjë që dëshmohet në dokumentin e mëposhtëm.

Premium Store

Ai ka qenë pjesë e Këshillit Nismëtar për themelimin e PDK-së, bashkë me figurat kryesore të kësaj partie, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, e shumë të tjerë.

Po ashtu për një kohë të gjatë, Halimi ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të mjedisit në Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Para se të arrestohej Halimi ishte pjesë e departamentit të shpronësimit në MMPH.

KJO ËSHTË VIDEOJA E ARRESTIMIT

Koha