Market Florenti
KOSOVËLAJME

Momenti kur “Kobra” dhe të tjerët hyjnë në gjykatë – ja si tentoi të fshihet (Video)

Dibran Hoxha dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmin për paraqitje e stome para gjykatës e ka konfirmuar avokati i tij, Nexhat Elshani.

Premium Store

Elshani tha se është përshpejtuar procesi dhe se senaca pritet të mbahet rreth orës 11:00.

“Është përshpejtuar, në 10:30 do të mbahet senaca. Por deri në 11:00 nuk janë kushtet që të mbahet” – tha ai.

Kujtojmë se, mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Aty një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur. Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve, shkruan Insajderi.

Pamjet e publikuara nga Kallxo.com:

Premium Store