Mosha dhe detaje tjera për viktimat që humbën jetën sot nga Covidi, mesin e tyre edhe një mitrovicas

Virusi Covid-19 po vazhdon të marrë jetën qytetarëve të ndryshëm nga Republika e Kosovës, mosha e të cilëve po ashtu është e ndryshme, shkruan Mitropol.
Në kuadër të 24 orëve të fundit MSH njoftoi se plotë 28 qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën, e që në mesin e tyre është edhe një nga qyteti i Mitrovicës.
MSH ka dhënë edhe detaje për personat që kanë humbur jetën brenda 24 orëve nga virusi Covid-19:
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 26 vjeçare nga Vitia, e cila para disa ditëve kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.
Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50 vjeçare nga Gjakova.
Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare.
2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina.
8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu.
7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Mitrovica, 1 nga Ferizaj, 1 nga Istogu, 1 nga Rahoveci, 1 nga Vushtrria, 1 nga Hani i Elezit dhe 1 nga Fushë Kosova.
5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.








