
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri pasi dyshohet se ka kanosur se do të djegë zyrat e një kompanie, shkruan Mitropol.
Sipas policisë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kompaninë në Vushtrri.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.







