Medi
KOSOVËLAJME

Moti për ditën e sotme i vranët dhe herë pas here me reshje shiu

 

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Dukato 1

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pritet të përkeqësohet gjendja nga vërshimet, sidomos në ato zona të cilat janë goditur tashmë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-29 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Weelnes