Në qendër të Mitrovicës në rrugën kryesore dje ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamionete të KEDS-it dhe një moticiklete, shkruan “Mitropol”.
Nga rasti u raportua se ka pësuar lëndime ngasësi i motocikletës i cili siç thanë dëshmitarët për “Mitropol” dhe ashtu siç shihet edhe në fotografi mbeti i shtrirë në tokë.
Teksa sot “Mitropol” mëson nga burimet e veta se motoçiklisti i cili u aksidentua, si pasojë e lëndimeve të marra dje i është nënshtruar një operimi në këmbë.
Siç thonë burimet për “Mitropol” i aksidentuari operimit do t’i nënshtrohet për të dytën herë.