Pellini
KOSOVËLAJME

Motra e ish-zyrtarit të Doganës: Na thanë se në ditën kur u vra vëllai ynë, nuk kanë funksionuar kamerat në parking

Adelina Berisha, motra e ish-udhëheqësit të Njësitit Anti-kontrabandë në Doganën e Kosovës, Luan Berishës, ka reaguar sërish lidhur me rastin e vëllait të saj, i cili para shtatë muajsh u gjet pa shenja jete në oborrin e këtij institucioni.

Berisha ka thënë se që nga ajo ditë, informacionet e vetme që ka marrë familja e tyre është që në ditën kritike, nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë në parkingun e Doganës.

Pellini

Po ashtu, ajo tha se organet e hetuesisë e kanë njoftuar familjen Berisha që në vendngjarje janë gjetur dy plumba dhe se vetura e tij është pastruar një javë pas ngjarjes.

Adelina ka shtuar se deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Luan Berisha ka kryer vetëvrasje, i ka demotivuar dhe se as pas dy ditësh ende nuk kanë pranuar përgjigje nga kryeministri për ankesën e familjes Berisha rreth kësaj deklarate.

“Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme na ka demotivuar dhe na ka bërë me dije se pritjes tona se kjo qeveri e re do ta luftojë krimin e organizuar, janë vetëm fjalë boshe. Këtë e forcon edhe më shumë fakti se deri më sot, dy ditë pas këtyre deklaratave, ne nuk kemi asnjë përgjigje nga kryeministri për hapat që do të ndërmarrë për ta adresuar ankesën tonë rreth deklarimeve të ministrit Sveçla”, shkroi ndër të tjera ajo.

Premium Store