Aurora Group
KOSOVËLAJME

MPJD bën thirrje që të shmanget kalimi nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ju ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të shmanget kalimi nëpër Serbi, shkruan Mitropol.

TEB

Kjo ministri ka shprehur shqetësimin për “intensifikimin e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.”

TEB

“Rasti i fundit i ndalimit të ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, z. Spahiu në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është dëshmi e mëtejme e praktikave të papranueshme dhe destruktive të Serbisë, që bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”, shkroi MPJD.

Ministria ka njoftuar se është në komunikim me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që të adresohet rasti i fundit i arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu, që sipas ministrisë, bie ndesh me standartet bazë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut./Mitropol/

Postimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Në këto rrethana, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë ata që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të shmangin kalimin përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë dhe në të njëjtën kohë, inkurajohen të gjithë qytetarët që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre.

Rasti i fundit i ndalimit të ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, z. Spahiu në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është dëshmi e mëtejme e praktikave të papranueshme dhe destruktive të Serbisë, që bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke e ndjekur nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të adresimit të këtyre shkeljeve sistematike dhe garantimit të të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Koha