Medi
KOSOVËLAJME

Muhamet Alidemaj dën’ohet me 15 vjet bu’rg, akuzohet se mori pjesë në kryerjen e Mas’akrës së Izbicës

Muhamet Alidemaj, shqiptari i cili është akuzuar për krime lufte si pjesëmarrës në masakrën e 130 civilëve shqiptarë në Izbicës, është dënuar me 15 vjet burgim.

Alidemaj është arrestuar më 31 mars të 2021-s, teksa po kthehej nga Serbia për në Kosovë, për herë të parë që pas luftës së viteve 1998-1999. Që atëherë ai ishte në paraburgim, ndërsa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që i vihen në barrë.

Weelnes

Në fjalën përmbyllëse seancën e kaluar gjyqësore, prokurori Ilir Morina pati theksuar se gjatë gjithë procesit gjyqësor janë vërtetuar dy pika të dispozitivit të aktakuzës – ajo për vrasje dhe ajo për trajtim çnjerëzor. E për pikën 2, e cila ka të bëjë me zhvarrosjen e kufomave, Morina i pati tërhequr akuzat.

Ai pati kërkuar dënim meritor për Alidemajn, pasi kishte thënë që është dëshmuar përfshirja e tij në ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Dukato 1