Medi
02LAJME

Mungesa e Ferit Idrizit në debat, Tahiri lëshon debatin

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka braktisur studion gjatë debatit në RTK.

Në fjalën e tij, Tahiri tha se nuk sheh arsye të qëndrojë në debat pa praninë e kryetarit aktual të komunës.

Active

“Debatet janë për t’u dhënë llogari qytetarëve. Desha t’i dëgjoj të gjithë të bëjnë hyrjen e programit, por besoj që nuk ia vlen të jemi tutje në këtë program”,  u shpreh ai para se të largohej.

Ky veprim i Tahirit erdhi si shenjë pakënaqësie ndaj mospjesëmarrjes së kryetarit të komunës në përballjen televizive.

Premium Store