
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se tashmë është konfirmuar që deputetët e “opozitës”, po shkelin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Murati, në emër të VV-së, ka thënë se deputetët me aktgjykim janë obliguar të marrin pjesë në votim.
Ai ka insistuar se votimi i fshehtë është i lejuar me aktgjykimin e Kushtetuesës.
“Kryesuesi i seancës Dehari e vazhdoi aty ku kishte mbetur procesin e votimit të komisionit për votim të fshehtë diçka që u vlerësua nga kushtetuta në përputhje me Kushtetutën në paragrafin 141 dhe 180, ata që shkelën Kushtetutën ishin vetë deputetët e opozitës që nuk morën pjesë në votim. Shkelësit tani të konfirmuar, nëse kanë pasur mëdyshje, kësaj radhe e kemi aktgjykimin që thotë që votimi i fshehtë është i lejuar dhe deputetët janë të obliguar të jenë prezentë dhe të marrin pjesë në votim”, tha Murati.
Ai tha se juristët e këtyre partive “mund të jenë të mirë në jetë private”, por thotë se “nuk e njohim funksionimin e Kuvendit”./Mitropol/







