Medi
KOSOVËLAJME

Musliu me gjuhë të ulët sulmon Osmanin: Hyre në Presidencë me 100 kg, do të dalësh me 50 kg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me gjuhë ofenduese ka sulmuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke ia komentuar pamjen e saj fizike.

Musliu në profilin e saj në Facebook, ka përmendur operacionin e presidentes Osmanit në Turqi.

Premium Store

Ajo nuk është përmbajtur nga gjuha e ulët duke thënë: “Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.”

Në anën tjetër, Osmani gjatë fjalimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk do të zmbrapset nga gjuha nga tentimet dhe epitetet ndaj pamjes së saj.

Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitetet të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim sepse të parat janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimin për dinjitetin e integritetet, të dashur qytetarë sytë përherë i mbaj nga ju, e përfundimisht nuk do të zbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecendent e tendecave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes vetëm e vetëm se në krye të saj është një grua, e në republikën tonë nuk ka askush të drejtën as nuk do t’ia dalë për të na heshtur e frikësuar”, ka thënë Osmani në fjalimin vjetor të saj./Nacionale/

Koha