Mustafa për sjelljet e Osmanit: Anim i pacipë politik, duhet ta çajnë kokën ata që e votuan

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për zgjedhjet e reja të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, ai ka deklaruar se elektorati kosovar mund ta ndëshkojë ose shpërblejë veten, varësisht nga vendimi që merr.
Por, ai edhe datën e zgjedhjeve e pa si problematike dhe anim i qartë i presidentes Osmanit në favor të VV-së.
Ai vlerësoi se votuesit do të jenë ata që do t’i përcaktojnë qartë pasojat politike të zgjedhjeve.
“Mendoj se elektorati do ta ndëshkojë vetveten apo do ta shpërblejë vetveten, varësisht nga zgjedhja që e bënë. Pesha e dëmit është shumë më e rëndë dhe shumë më e gjerë kundrejt segmentimi të tij në një apo dy parti. Prandaj partitë do duhej të lirohen nga frika e ndëshkimit nëse e mbrojnë të vërtetën dhe interesin e vendit, të mos jetojnë me ankthin e sondazheve dhe pëlqimeve”, ka deklaruar Mustafa.








