
Muzeu i Shashivar Begut i cili gjendet në Vllahi të Mitrovicës është tashmë i njohur për banorët lokal por edhe më tej.
Në muzeun e tij individual gjenden më shumë se 500 artefakte të cilat ai i ka grumbulluar e koleksionuar që nga mosha 15 vjecare.
Në muzeun e Shashivar Begut ka vizita të ndryshme, si ato të nxënësve të shkollave të Mitrovicës por edhe të njerëzve tjerë të interesuar për artefaktet e koleksionuara.
Për vizita të organizuara z.Begu thotë se kushtet e vendit ku gjindet muzeu nuk janë të favorshme dhe e bëjnë të vështirë vizitën e organizuar.
Ai poashtu shprehet se përveç premtimeve verbale, nuk ka pasur ndonjë ndihmë konkrete nga institucionet shtetërore./Mitrovica Guide








