
Ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci, gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e DKA-ve në komunat e Kosovës, raporton Mitropol.
Në këtë takim është diskutuar fillimi i vitit të ri shkollor, si rrjedhojë përfaqësuesit e DKA-ve kanë marrë informacionin se mësimi do të fillojë me 1 shtator në formatin fizik.
Drejtorët e shkollave njoftuan Nagavcin se janë të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. /Mitropol/








