
Asambleisti aktual i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati për Asamble Komunale me numrin 11 në VV, në këto zgjedhje, Naser Muja, ka shpërndarë deklaratën zyrtare të Degës së VV-së në Mitrovicë, duke shprehur hapur mbështetje për vizionin e kandidatit për kryetar, Faton Peci.
Në deklaratë përmenden problemet kryesore të qytetit, si nepotizmi, konkurset e kurdisura, mungesa e pastërtisë, infrastruktura e dobët dhe qendra e harruar e qytetit, sipas VV-së. Përballë këtyre sfidave, Vetëvendosje premton menaxhim modern të mbeturinave, investime në qendër e fshatra, si dhe krijim të mundësive të barabarta për të rinjtë.
Muja, ish-drejtor i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike (2017-2021), duke shpërndarë këtë mesazh, vuri në pah se Mitrovica ka nevojë për një qeverisje të re, me energjinë dhe vizionin që Faton Peci synon të sjellë.








