NATO konfirmon atë që të gjithë i frikësoheshin, lufta mund të përhapet në Bosnjë dhe në një shtet tjetër

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të NATO-s është përmendur edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në vendet e tjera pas atij në Ukrainë.
Ata diskutuan nevojën për të mbështetur partnerët që mund të jenë në rrezik të përhapjes së luftës në Ukrainë, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përsëriti se “agresioni i Rusisë ka krijuar një realitet të ri për sigurinë, ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës”.








