Medi
02LAJME

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së Riza Beqiri

 

Është ndarë nga jeta sot veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Riza Beqiri, njëri nga luftëtarët e dalluar të lirisë.

London

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Xhafer Preteni, një nga udhëheqësit e luftës në Shalë të Bajgorës, i cili përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e bashkëluftëtarit, kolegut dhe mikut të tij të çmuar.

“Na la edhe një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Riza Beqiri do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona si një njeri i urtë, burrë i mirë dhe mik i dashur,” ka shkruar Preteni, duke lutur Zotin që ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenet.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqiri, bashkëluftëtarët dhe gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Premium Store