
Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime nga Zyra e Rregullatorit për Energji se si të operojnë pas vendimit të Gjykatës që ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës të shtyhet.
“KESCO njofton konsumatorët se ka pranuar të premtën në mbrëmje nga ZRRE vendimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022. Por, ky vendim që është dërguar nga rregullatori ka paqartësi se si duhet të veprojmë ne si operatorë. Për të shmangur keqkuptimet të cilat potencialisht mund të prekin konsumatorët, ne kemi kërkuar sqarime nga ZRRE”, thuhet në njoftim.
KESCO thotë se “sapo të marrim një përgjigje dhe sqarim nga rregullatori se si të veprojmë, ne do të ndjekim udhëzimet në tërësi”.







