Ndalohet në kufi një shtetas serb që tentoi të hynte në Kosovë me dokumente të falsifikuara sllovene

Ditën e djeshme rreth orës 9:30 në hyrje të Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinje një shtetas serb është ndaluar nën dyshimin se prezentoi dokumente të falsifikuara, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit të dokumenteve ai ka prezentuar dokumente sllovene që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, ndërsa dokumentet dhe vetura janë konfiskuar.”, thuhet tutje në raport policor.