
Policia e Kosovës njofton se, gjatë një kontrollë rutinore, është ndaluar në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari që kishte një urdhërarrest aktiv për vepren penale të falsifikimit të dokumenteve, shkruan Mitropol.
I dyshuari, sipas policisë, në ndaljen e bërë nga ta, ishte paraqitur me nje identitet tjetër, por, sipas tyre, ata e kishin kuptuar se letërnjoftimi ishte i falsifikuar.
I njëjti para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër, si dhe si rezultat i vigjilencës së zyrtarëve policor është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si I falsifikuar. Gjatë kontrollit, zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokurori është njoftuar që të inicohet vepra penale “Falsifikim i dokumenteve”, por, sipas policisë, po vazhdojnë hetimet rreth dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve”.
“Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188. Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftim./Mitropol/