Ndalohet një serb nën dyshimin për përfshirje në aktivitete kriminale, i gjendet radiolidhje në veturë
Foto ilustrim
Një person është ndaluar sot në jug të Mitrovicës, afër Proper Pizza.
Siç mëson “Mitropol” nga burimet e veta brenda institucioneve të sigurisë, personi i ndaluar nga Policia e Kosovës është i nacionalitetit serb.
Dyshimet fillestare mbi të dyshuarin ishin se i njëjti mund të ishte i përfshirë në aktivitete kriminale.
Në veturën e të dyshuarit është gjetur një radiolidhje.
Lajmi për shoqërimin e një personi është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e policisë për Mitrovicë të jugut, Fexhrije Pllana, e cila nuk dha detaje shtesë në lidhje me rastin.
“Sot rreth ores 11:15, është shoqēruar një person në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ku pas verifikimit të tij, personi në fjale është liruar.”, tha Pllana.