Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.
Elshani deklaroi se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit është bërë intervistimi i Aleksandar Arsenijoviqit dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, deklaroi Elshani.