
Ndërmarrja “Trepça” Sh.A. ka njoftuar se sot në Njësinë Biznesore “Miniera me Flotacion Trepça – Stanterg” janë pranuar 20 punëtorë të rinj, shkruan Mitropol.
Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se punëtorët e rinj do të angazhohen në pozitën e punëtorit në minierë, ndërsa u është uruar mirëseardhje e përzemërt dhe suksese në detyrat e tyre të përditshme.
“Trepça” ka theksuar se me pranimin e këtyre punëtorëve të rinj synon të vazhdojë forcimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes, e cila mbetet një prej simboleve të industrisë kosovare.
“Me besimin se së bashku do të kontribuojmë në zhvillimin dhe forcimin e Trepçës – krenarisë sonë industriale. Mirë se erdhët në Ndërmarrjen Trepça Sh.A. Me fat!”, thuhet në njoftim.








