
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se nesër, më 12 shtator, qytetarët e Vushtrrisë mund të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 15:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Balicë, për shkak të punimeve të paralajmëruara nga KESCO në Largpërçuesin 10 kV, pronë e Ibër-Lepencit.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa për të siguruar rezerva të ujit në rezervuarë, por megjithatë mund të ketë vështirësi në furnizim në disa zona të qytetit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që gjatë kësaj periudhe ta përdorin ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, në mënyrë që mungesa e mundshme të ndihet sa më pak.








