
Ikona e hendbollit mitrovicas, Aziz Makiqi, ka ndërruar jetë.
Ai ishte vlerësohet si një ndër hendbollistët më të mirë në historinë e hendbollit të Kosovës.
Makiqi ishte lojëtar i Gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, të KH Trepçës nga Mitrovica, Borcit nga Ferizaj (tash KH Kastrioti), Proleter Naftagasit nga Zrenjani i Vojvodinës, Umag nga Kroacia, një kohë ka luajtur edhe në Bundesliga I dhe ish reprezentues i ish Jugosllavisë.







