Ndërtimi i nënstatcionit policor në Leposaviq, Statovci: Vijon fuqizimi i rendit dhe ligjit në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te Ura e Bistricës në Leposaviq.
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se ndërtimi i objekteve policore si ky që u nis sot, është tregues i qartë i vendosmërisë së shtetit dhe qeverijses demokratike për të vënë në jetë sovranitetin e shtetit në çdo cep të territorit.
Statovci tutje thotë se po vijon fuqizimi i rendit dhe ligjit në veri.
Nënstacioni policor 🚨🏢
Vijon fuqizimi i rendit dhe i ligjit në veri.
Ndërtimi i objekteve policore, si ky që nisi sot tek Ura e Bistricës së Leposaviqit, është tregues i qartë i vendosmërisë së shtetit dhe qeverisjes demokratike të tij për të vënë në jetë sovranitetin e shtetit, në çdo cep të territorit, ndaj kujtëdo që cenon rendin, ligjin dhe kushtetutshmërinë.
Jeta Statovci