
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në Vushtrri, ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Mitropol.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spital.
“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit e veturave si dhe 3 femra dhe një mashkull kosovar-e pasagjer në veturë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.







