Ndihmoi 5 familje skamnore me gjëra ushqimore, qytetari nga Vushtrria kërkon të mbetet anonim

Një qytetar nga Vushtrria sot me parat e tij ka ndihmuar plotë 5 familje në nevojë të po këtij qyteti, shkruan Mitropol.
Ai, ka dhënë paratë e tij tek shoqata humanitare “Bereqeti”, të cilët më pastaj i kanë blerë pakot ushqimore dhe ua kanë shpërndarë familjarëve në nevojë.
Sipas shoqatës, bamirësi pasi ka dhuruar të hollat ka dashur të mbetet anonim. Ndihma të tilla po vazhdojnë me intensitet të lartë jo vetëm në qytetin e Vushtrrisë por edhe në qytetet tjera të Kosovës. /Mitropol/








