Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz, në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij

Flakadanët e lirisë kanë ndriquar Prekazin për të kujtuar sakrificën dhe luftën e familjes Jashari në këtë 24-vjetor.
Qindra qytetarë janë mbledhur nga shumë vende në natën e ndezjes së flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.
Edhe sonte, atje është organizuar riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, i cili shënon përfundimin e manifestimit në këtë 24-vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së.








