Ndodh mrekullia: Vushtrriases Elza Ujkani i përmirësohet gjendja, tani ka vetëdije të plotë

23 vjeçarja nga Vushtrria, Elza Ujkani para pak javësh përjetoi një incident të rëndë.
Ajo mbeti nën kulmin e objektit të Komunës së Prishtinës, me ç’rast humbi vetëdijen.
Deri sot, ajo është trajtuar në QKUK me ndërhyrje kirurgjike e me ndihmë nga aparaturat e shumta, shkruan “Mitropol”.
Por, sot vjen lajmi i mrekullueshëm nga ajo, e cila tashmë është e vetëdijshme dhe e lëvizshme por edhe në gjendje për të kominikuar.