Aurora Group
LAJME

Ndodhë në Turqi: Banorët padisin xhaminë, po na e zë pamjen e detit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Yalova të Turqisë, njofton Mitropol.

Banorët lokalë kanë paditur xhaminë “Hacı Hafız Yaşar Sabri Yıldırım” me arsyetimin se po ua zë pamjen e detit.

Aurora Group

Xhamia e ndërtuar nga bëmirësit dhe qytetarët, pas marrjes së licencës në vitin 2018, në lagjen Bağlarbaşı, u hodh në gjykatë nga pronarët e tokave përreth saj, me pretendimin se bllokonte pamjen e detit.

Komuniteti musliman i xhamisë, e cila u hap për adhurim me përfundimin e ndërtimit, u shokuan kur kuptuan se ishte ngritur padi kundër Bashkisë së Yalovës, Pasurive Kombëtare dhe Bashkësisë Islame të Yalovas.

Në padi pronarët e tokës përreth kanë pretenduar se tokave të tyre u ka rënë vlera pas mbylljes së pamjes së detit, përcjell Mitropol.

Murat Kalaycı, Kryetar i Shoqatës për Ndërtimin dhe Mbështetjen e Xhamisë Hacı Hafız Yaşar Sabri Yıldırım, tha se ata po e lënë në ndërgjegjjen njerëzore të paditësve atë që bënë./Mitropol/

Koha