Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ndryshime në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Besim Hoti transferohet në Prishtinë

Ne menaxhmetin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut ka pasur një ndryshim në pozitën e zëvendësdrejtorit. Kjo pasi Besim Hoti i cili deri më tash ka pasur këtë detyrë tashmë është transferuar.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije  Hoti tash e tutje do të jetë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë, në stacionin qendra.

Dukato 1

Kurse në këtë pozitë tashmë është caktuar Veton Elshani, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në Policinë Rajonale në Pejë.

Kujtojmë se para disa javësh Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, vendim ky që miratua nga Qeveria.ja

Premium Store