Premium Store
EKONOMIKOSOVËLAJME

“Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes nëse investohen në Trepçë 177 milion euro…”, çka deklaronte Kurti në 2015 e si po i lë pa paga minatorët?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sa ishte në opozitë, kritikonte ashpër partitë e tjera për trajtimin që po ia bënin ndërmarrjes publike “Trepça”. Në vitin 2015, Kurti në një intervistë kishte treguar kalkulimet e ekspertëve të Vetëvendosjes sa i përket investimeve dhe pasurisë së Trepçës.

Ai thoshte se nëse investohen në Trepçë 177 milion euro, qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro

Medi

“Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot”, kishte deklaruar Kurti.

Mirëpo, pasi erdhi në pushtet, Kurti i harroi edhe fjalët e veta edhe të ekspertëve të Vetëvendosjes, jo që nuk ka investime, mirëpo minatorët e Trepçës tash e dy muaj nuk kanë marrë rroga.

Gjatë ditës së sotme Ndërmarrja publike “Trepça Sh.A” bëri një reagim lidhur me mos ekzekutimin e pagave të minatorëve tash e dy muaj.

Sipas tyre, problemi është përformanca e ulët e prodhimit dhe humbjet e borxhet e grumbulluara.

“Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar”, përfundon komunikata. /Insajderi

Dukato 1