Në Gjimnazin “Frang Bardhi” u mbajt tryezë diskutimi për zhvillimin dhe integrimin teknologjik

Gjatë ditës së sotme është mbajtur tryezë diskutimi për temën se si e shohin mësimdhënësit zhvillimin dhe integrimin teknologjik brenda shkollave.
Në këtë tryezë e pranishme ishte drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drita Kadriu, drejtoresha e Kosova Center for Digital Education (KCDE), Antigona Uka, drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi”, Vesel Sahiti, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës.
KCDE prezantoi të dhëna si përmbledhje e shkurtër e situatës aktuale të integrimit teknologjik brenda shkollave dhe identifikimin e sfidave e mundësive për punësim.
Shkollat e mesme prezentuan arritjet dhe sfidat e mësimdhënësve në integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, nga gjimnazi, Nexhmedin Abazi, shkolla teknike, Sami Voca, shkolla ekonomike, Almira Selmani, shkolla e mjeksisë, Arsia Aliqi si dhe nga shkolla e mesme e ulët, Anduena Jusufi, e cila prezantoi aktivitetet të cilat janë realizuar gjatë javës së teknologjisë në shkollat e Mitrovicës.
Përmes organizimit të kësaj tryeze diskutimi, nxënësit patën mundësinë të shpërndajnë përvoja e sfida në integrimin e teknologjisë me drejtoreshën Kadriu dhe bashkëbisedojnë për zhvillimin e përgatitjes së tyre në fushën e teknologjisë.
Drejtoresha Kadiru, ka ofruar edhe mbështetjen e drejtorisë me të cilën udhëheqë në zhvillimin e aktiviteteve të cilat përgatisin të rinjtë tanë për tregun e punës.
“Është shumë e rëndësishme që nxënësit e shkollave tona të zhvillojnë aftësi profesionale teknologjike sepse jo vetëm që nxit më tutje procesin e të mësuarit lidhur me trendin aktual të zhvillimeve teknologjike por do të shërbej edhe në angazhimin dhe avancimin e tyre në karrierë si një fushë e cila premton shumë në të ardhmen”, theksoi drejtoresha Kadriu.







