KOSOVËLAJME

Në Hagë vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Edhe gjatë ditës së sotme, nisur nga ora nëntë, do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Market Florenti
Roadside

Procesi i sotëm gjyqësor i pason ditës së djeshme, që u shoqërua me një mori zhvillimesh në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Indeksonline.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Fillimisht, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, iu hoq kollarja që po barte në seancën e djeshme.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?”

Kështu iu drejtua Trupit Gjykues avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, e cila njoftoi se ish-kryeparlamentari nuk u lejua të hyjë në sallë nga sigurimi me kollaren që e kishte veshur, kollare kjo zakonshme, me shenjën e flamurit kombëtar.

Kollarja e njëjtë, Krasniqit raportohet t’i jetë kthyer pasi përfundoi seanca e djeshme.

Më pas, në seancë u dëgjua dëshmia e dëshmitarit Bislim Zyrapi, i cili mohoi t’i ketë thënë Kadri Veseli ndonjëherë se ka ndonjë bashkëpunëtor apo individ i cili e kishte arrestuar ose do të duhej ta arrestonte.

Gjatë ditës, trupi gjykues njoftoi po ashtu se ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit për lëndën e Pjetër Shalës.

Aktgjykimi në fjalë do të mbahet më 16 korrik, më fillim nga ora 14:00.

Kujtojmë se më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.