Active 2
KOSOVËLAJME

“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet Osmani në LDK”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.

I pyetur në emisionin “ DPT te Fidani” në Klan Kosova, nëse Osmani mund të rikthehet të hënën apo të martën, duke pasur parasysh edhe afatin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Rukiqi nuk dha një datë të saktë, por la të hapur mundësinë që rikthimi të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Premium Store

“A kthehet Vjosa këtë javë?”, ishte pyetja e Jupollit drejtuar deputetit.

“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet”, tha Rukiqi.

Weelnes