Në Leposaviq burri shkon i dehur në shtëpi dhe fillon thyerjen e orendive, gruaja e denoncon në polici
Një grua në Leposaviq ditën e djeshme ka denoncuar në polici burrin e saj, njofton Mitropol.
Ajo kishte denoncuar burrin e saj pasi që ky i fundit kishte shkuar i dehur në shtëpi, dhe në atë gjendje pastaj kishte filluar të thyej orenditë e shtëpisë.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Përndryshe vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë raportuar katër raste të dhunës në familjes./Mitropol