KOSOVËLAJME

Në lokalin në Fushë-Kosovë dyshohet se shpërtheu një granatë

Pak më herët në medie u raportua për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovës. Dyshohet se në lokal është shpërthyer një granatë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin shpërthimin në lagjen “Dardania”.

Premium Store

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Weelnes