Aurora Group
02KULT'ARTLAJME

Në Mitrovicë do të mbahet festivali rajonal me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”

 

Florenti Company

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, sot ka pritur në takim drejtorët komunal të Arsimit, atë të Skenderajt, Kastriot Duraku, të Vushtrrisë, Dardan Abazi, dhe të Drenasit, Muhamet Gjoka.

TEB

Në këtë takim është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Drejtorive të Arsimit të Komunave Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, me qëllim që të organizohet festivali rajonal i koreve të shkollave fituese të këtyre komunave.

Festivali rajonal me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”, do të zhvillohet me datë 12.06.2023 në qytetin e Mitrovicës.

Në festival do të marrin pjesë nga një shkollë finaliste të qyteteve Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas.

Për këtë festival do të formohet juria profesionale prej pesë anëtarëve, ku secila komunë ka nga një përfaqësues në juri, ndërsa njëri anëtar duhet të jetë ekspert i jashtëm.

Market Florenti