
Me 3 shtator në qytetin e Mitrovicës do të organizohet festivali i kafes, shkruan Mitropol.
Ky festival po organizohet për herë të parë në qytetin e minatorëve dhe siç duket ka ngjallur interesimin e madh të qytetarëve.
Festivali i kafes do të mbahet tek ura e Ibrit, teksa të ftuar janë të gjithë qytetarët mitrovicas. /Mitropol/








