Aurora Group
02LAJME

Në Mitrovicë, Policia përkrahë gratë që duan të jenë pjesë e sajë, në veçanti gratë nga komunitetet

Policia e Kosovës, ka nisur një fushatë sensibilizuese për gratë që dëshirojnë të jenë pjesë e saj, shkruan Mitropol.

PK, po përkrahë gratë që kanë ambicie për police, e të tjerat po i fton të jenë pjesë e këtij institucioni.

Premium Store

Nga PK kanë njoftuar se fushata sensibilizuese prek edhe gratë e komuniteteve që jetojnë në këtë qytet.

Njoftimi:

Policia Rajonale në Mitrovicën e Jugut realizon fushatë në përkrahje të vajzave dhe grave kandidate potenciale për të aplikuar /rekrutuar në Policinë e Kosovës

Mitrovicë, 28 shtator 2021

Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut po realizohet fushatë vetëdijësuese për vajzat dhe gratë me theks të veçanet ato të komuniteteve.

Fushata sensibilizuese po realizohet përmes kontakteve, vizitave, takimeve me të interesuarat si potencial për aplikim në konkurset e ardhshme në Policinë e Kosovës.
Gjatë këtyre ditëve janë realizuar takime të natyrës sensibilizuese në zonat e banuar me komunitete përfshi komunat Mitrovicë – Jug dhe Vushtrri.

Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për rëndësinë dhe punën policore me qëllim të inkurajimit të numrit sa më të madh të kandidateve nga radhët e komuniteteve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të Policisë.

Gjatë fushatës, është prezantuar procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.

Policia në Mitrovicë, inkurajon të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara me theks të veçantë ato nga komunitetet që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për inkuadrim në Policinë e Kosovës.

Active 1