KFC
02SPORT

Në nderim të dëshmorit “Besim Nuka” të dielen tek Liqeni Akumulues organizohet gara në peshkim

 

Të dielen tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë do të organizohet një mini turnir në peshkim, njofton Mitropol.

Medi

Kjo garë do të organizohet në nderim të dëshmorit të kombit “Besim Nuka” që vinte nga qyteti i Mitrovicës.

Njoftimin për organizimin e kësaj gare e kanë bërë shoqata e peshkatarëve “Ibri” në Mitrovicë, të cilët kanë theksuar se gara nis në ora 10:00, ndërsa pjesmarrës do të jenë peshkatarë nga e gjithë Kosova.

Njoftimi i plotë:

“Peshkatarë të nderuar,

Si çdo vit tradicionalisht edhe këtë vit SHPSR “Ibri” do të organizojë garen përkujtimore për nder të luftëtarit tonë të lirisë “Besim Nuka”. Ngjarja do të mbahet më 26.09.2021 në liqenin artificial në Mitrovicë.Për informacione shtesë do t’ju mbajmë të informuar me kohë.

Gara memoriale “Besim Nuka” do të ketë këtë orar:
1. Nga 7:15 deri në 7:45 është lajmrimi I garuesve.
2. 8:00- është hyrja në shteg
3. Gara fillon në orën 10:00 dhe përfundon në 14:00
I urojmë të gjithë pjesëmarrësve fat të mbarë”.

Qëllofshi.

Me respekt,
SHPSR “Ibri”

Roadside