
Në komunën e Skenderajt sot është organizuar maratonë vrapimi në nderim të viktimave të Masakrës së Izbicës.
Në këtë maratonë “Vrapimi i Marsit – Izbica 147” morën pjesë dhjetëra qytetarë dhe vrapuesit e tri vendeve të para morën edhe nga një dekoratë, shkruan Mitropol.
Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Skenderajt./Mitropol







