
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pa në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Nga ora 10:00 është paraparë vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme, megjithatë ajo ende s’ka nisur.
Kjo seancë dje u bojkotua nga opozita, e cila akuzoi partinë në pushtet për shkelje të Kushtetutës për nisjen e seancës për zgjedhjen e Presidentit pa e pasë kuorumin e nevojshëm siç përcaktohet me Kushtetutë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pak më parë tha se partia e tij s’do të marrë pjesë në këtë seancë.
Foto: REL








