Aurora Group
LAJME

Në Rusi, Rashkë apo Dedinje të Beogradit: Ku mund të jetë Milan Radoiçiqi?

Fushata

Që një kohë, emri i Milan Radoiçiqit është vendosur në arrest ndërkombëtar nga Republika e Kosovës, pasi dyshohet për udhëheqjen e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Tashmë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë. Pyetja që vazhdon të jetë pa përgjigje është e thjeshtë: ku ndodhet Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që është nën sanksione nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Market Florenti

Ndonëse nuk dihet me saktësi të plotë, megjithatë mbi vendndodhjen e Radoiçiqit ekzistojnë tri supozime kryesore. Dy supozime janë më zyrtare, pasi vijnë nga autorite të Kosovës. Ndërsa supozimi i tretë rreth vendin se ku ndodhet Radoiçiqi është hedhur në publik nga ana e BIRN-it të Serbisë, një medium i respektuar dhe kredibil.

TEB

Le të fillojmë nga supozimi i fundit, që është goxha interesant.

Supozimi nr. 1: Rusia

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës është folur edhe vendndodhjes së Radoiçiqit. Një dëshmitar i kësaj prokuroria, të cilit nuk i dihet emri, ka thënë se Radoiçiqi ka ikur në Turqi.

Deklarata e dëshmitarit të mbrojtur A2 në lidhje me këtë temë është përfshirë cekur në vetë aktakuzën, të cilën Nacionale e publikoi ekskluzivisht tri ditë më parë.

Në fund ka shtuar se ky grup funksionon me pak se një vit para sulmit dhe të gjithë personat që punojnë në Ushtrinë e Serbisë nga Leshaku, Leposaviqi dhe Mitrovica, kanë marrë pjesë në aksionin apo sulmin në Banjskë, ndërsa tani 99% e tyre janë duke qëndruar në Kopaonik, kurse kreu i grupit Milan Radojcic me sa ka dëgjuar në Novi Pazar, i njëjti ka ikur ne Rusi” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, transmeton Nacionale.

Supozimi nr. 2: Rashka e Serbisë

Kohë më parë, në lidhje me vendndodhjen e Radojiçiqit kishte shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një shkrim të datës 19 nëntor të vitit 2023, kryeministri Kurti vlerësoi se në Rashkë të Serbisë, po ngjante “riorganizimi paramilitar e terrorist” i Radojiçiqit dhe grupit të tij.

Tutje, shefi i Qeverisë së Kosovës kishte shkruar se në një mbledhje më 10 nëntor, Radoiçiqi kishte pranë vetes dy zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë” – kishte shkruar kryeministri Kurti.

Supozimi nr. 3: Dedinje e Beogradit

Vitin e kaluar, BIRN-i në Serbi kishte raportuar për vendin ku dyshohet se po qëndronte Radojiçiqi, njeriut që dyshohet edhe për vrasjen të ish-politikanit kontravers serb, Oliver Ivanoviq. Sipas këtij medium, Radojiçiqi po qëndron lagjen “Dedinje”, në pjesën ndoshta më të pasur të Beogradit, ku dikur qëndronte edhe ish-diktatori i Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Në shkrimin e BIRN-it serb, disa pjesëza të sëcilës i botoi edhe Nacionale, Radojiçiqi po qëndronte në një adresë të kompanisë “RAD 028” nga Zveçani.

“Në atë adresë ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 1161 metra katrorë, e cila ka tre apartamente dhe nëntë garazhe. Pronar i njërit prej banesave, një banesë pesëdhomëshe me sipërfaqe 245 metra katrorë, është kompania tashmë e përmendur “Rad 028” me seli në Zveçan. Në të njëjtin objekt në Dedinje, kompania “Rad 028” nga Zveçani posedon edhe tri garazhe nga 16 metra katrorë.” – shkruante BIRN.

Koha