Premium Store
02LAJME

Në sheshin e Mitrovicës qytetarët po mashtrohen në emër të bamirësisë

 

Duke e ditur që jemi në muajin e Ramazanit shumë grupe e organizata organizojnë kampanja humanitare në ndihmë të nevojtarëve.

Premium Store

Por disa nga to po mashtrojnë qytetarët, pa pëlqim nga Komuna e Mitrovicës, duke i ndalur qytetarët për t’iu kërkuar të holla me arsyetime të ndryshme, shkruan “Mitropol”.

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin për numrin e madh të lëmoshëkërkuesve në qytet, raste këto për të cilat kanë raportuar në “Mitropol”.

As Inspektorët komunal e as Policia e Kosovës deri tani nuk janë parë t’i kenë marrë parasyshë këto ankesa dhe të kenë kryer ndonjë inspektim për aktivitete ilegale pa lejen e insitucioneve kompetente.

Po ashtu në sheshin e Mitrovicës tash e disa javë shihen të dalin disa vajza të cilat po i ndalin qytetarët për t’iu kërkuar të holla.

Duke ditur që për shfrytëzim të sheshit nevojitet pëlqim me dokument nga Drejtoria e Urbanizmit, ato siç bëhet e ditur oër “Mitropol”, nuk posedojnë një të tillë.

Po të njejtat të hollat që i mbledhin nuk i deklarojnë apo i postojnë në faqen e tyre në facebook pasi që në të vërtetë emri i organizatës së tyre nuk figuron as në facebook apo diku tjetër.

Dukato 1