Në shkollën “Ismail Qemali” mbahet trajnimi për zbatimin e kurikulës për mësimdhënësit mitrovicas

Gjatë ditës së djeshme në shkollën model “Ismail Qemali” në Mitrovicë, është mbajtur trajnimi për zbatimin e kurikulës nga ana e mësimdhënësve mitrovicas, njofton Mitropol.
Ky trajnim është organizuar nga stafi i shkollës në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Mitrovicës.
Njoftimin për mbajtjen e këtij trajnimi e kanë bërë vetë drejtoria e shkollës përmes një postimi në facebook, ku kanë treguar se ky trajnim është mbajtur për gjashtë ditë rresht. /Mitropol/








