Në Tetovë u organizua marshi në nderim të viktimave që vdiqën në Spitalin i cili u dogj ditë më parë

Ditë më parë Tetova u ballafaqua me një katastrofë të madhe e cila preku zemrat e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, shkruan Mitropol.
Spitali i Tetovës ishte djegur, e brenda zjarreve kishin mbetur një numër i madh i pacientëve të cilët ishin duke marrë tretman mjekësor pasi ishin pacienta të prekur me virusin covid-19.
Zjarri i madh ndikoi që një numër i madh i pacientëve të vdisnin teksa shumë të tjerë kishin marrë plagë nga zjarri i papritur.
Kjo ngjarje ndikoi që në Maqedoni të Veriut të kishte edhe largime nga skena politike. Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dha dorëheqje.
E gjatë ditës së sotme tetovarët organizuan edhe marsh në nderim të viktimave që dhanë jetën nga zjarri i madh që djegu Spitalin e Tetovës. /Mitropol/







